
Të shtunën në mbrëmje, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është mbledhur dhe ka ndryshuar datën për mbajtjen e tërheqjes së shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotimin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 28 dhjetor 2025.
Sipas vendimit të ri të KQZ-së, tërheqja e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotimin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, e paraparë të mbahet më 8 dhjetor, do të mbahet një ditë më herët, më 7 dhjetor.
Drejtori i sekretariatit të KQZ-së, Besnik Buzhala njoftoi për procesin.
“Ceremonia e tërheqjes së shortit do të mbahet të dielën, me fillim në ora 14:00 dhe për këtë janë ftuar përfaqësuesit e subjekteve politike”, tha Buzhala.