KQZ në ‘aksion’, rinumërimi i votave vazhdon edhe në fundjavë

23:43 | 19 Tetor 2019

Po rinumërohen edhe 530 vendvotime në të cilat janë raportuar parregullsi.

Qeveria e re nuk krijohet pa certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve, i cili po vonon, meqenëse ka ende vota që po rinumërohen.

E që gjithë ky proces të përfundoj më shpejt, verifikuesit e KQZ-së nuk po ndalen as gjatë ditëve të vikendit.

Aktualisht janë 530 vendvotime të cilat do të rinumërohen pas vendimit të KQZ-së.

I gjithë procesi është duke u monitoruar nga organet e sigurisë, policia e prokuroria pas kërkesës së kryetares së KQZ-së, Valdete Daka.

Ndërkaq, pa numëruar kanë mbetur edhe votat me kusht.

Komento: