KQZ nuk e certifikon Listën Serbe

14:38 | 23 December 2024
kqz-nuk-e-certifikon-listen-serbe

Anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) nuk kanë akredituar Listën Serbe për të marrë pjesë në zgjedhjet e 9 shkurtit, 2025.

Edhe pse zyra për regjistrimin dhe akreditimin e subjekteve politike rekomandoi që Lista Serbe të akreditohet për zgjedhjet e përgjithshëm, ishin dy vota kundër, dy për dhe shtatë abstenime.

Ndërkaq, përfaqësuesi i Partisë Demokratike në KQZ, Arianit Elshani, ka kujtuar se verifikimi i listave të kandidatëve ka kaluar nëpër disa institucione dhe asnjë prej tyre nuk ka dhënë ndonjë vërejtje.

Elshani kujtoi se edhe Ministria e Punëve të Brendshme nuk ka dhënë asnjë vërejtje për listën kandidatëve të subjektit politik.

“Të gjithë ne e dimë se kush është Lista Serbe. Është mirë që edhe institucionet e Kosovës të na tregojnë se kush është ky subjekt politik”, ka thënë Elshani.

Komento: