Ambasadori gjerman në Kosovë, Christian Heldt ka reaguar pas mos certifikimit të kandidatëve të Listes serbe për zgjedhjet në Veri nga KQZ.
Heldt përmes një postimi në Tëitter ka thënë se nuk e kupton se cila është mençuria politike e një vendimi të tillë.
“Duke mos qenë në gjendje të komentojë aspektin ligjor të kësaj çështje momentalisht, pyes veten se cila është mençuria politike në ndërmarrjen e një hapi të tillë. Sikur i gjithë ky komplikim i situatës të mos mjaftonte. Pse KQZ-ja ende nuk është e kompletuar’, ka shkruar ambasadori në reagimin e tij, përcjell lajmi.
Mos certifikimi i kandidatëve të Listës Serbe ka ardhur si pasojë e refuzimit të dy anëtarëve të KQZ-së, nga Lëvizje Vetëvendosje, Adnan Rrustemi dhe Nazlie Bala.
Ata kanë thënë se nuk pranojnë certifikimin e tyre, përderisa ata nuk e njohin shtetin e Republikës së Kosovës.