KQZ nuk pushon as në fundjavë, kaq vendvotime janë rinumëruar deri tani

09:43 | 20 Tetor 2019

Po rinumërohen edhe 530 vendvotime në të cilat ka pasur parregullsi.

Në QNR është duke vijuar normalisht procesi i rinumërimit të vendvotimeve për të cilat ka vendosur KQZ-ja.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka thënë për lajmi se deri mbrëmë janë numëruar 219 vendvotime.

“Mund t’iu konfirmojmë se deri të shtunën në mesnatë janë rinumëruar 219 vendvotime nga 530 sa është totali i tyre. Procesi i rinumërimit është duke u vëzhguar vazhdimisht nga vëzhguesit vendor dhe ndërkombëtar“, ka thënë Elezi.

Ai po ashtu ka thënë se pas rinumërimit do të fillojmë me numërimin e votave me kusht dhe votave të personave me nevoja të veçanta.

Komento: