KQZ procedon për pagesë listat e personave të angazhuar si staf ditor në QNR – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

KQZ procedon për pagesë listat e personave të angazhuar si staf ditor në QNR

16:17 | 19 Dhjetor 2019

Së shpejti do të paguhen personat e angazhuar si staf ditor në zgjedhje.

Sot, Komisioni Qendror Zgjedhor ka proceduar për pagesë në Ministrinë e Financave listat e personave të angazhuar si staf ditor në QNR si dhe listat me personat e angazhuar në dërgimin e rezultateve nga Qendrat e Votimit.

Gjithashtu, zëdhënësi i KQZ-ës, Valmir Elezi ka bërë të ditur se kohë më parë KQZ ka proceduar për pagesë në Ministrinë e Financave listat e të gjitha komunave të anëtarëve të këshillave të vendvotimit.

“Sot (e enjte) i kemi proceduar për pagesë në Ministrinë e Financave listat me personat e anazhuar si staf ditor në QNR si dhe listat me personat e angazhuar në dërgimin e rezultateve nga Qendrat e Votimit. Po besojmë se së shpejti mjetet do të transferohen nëpër llogaritë e tyre.

Kohë më parë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka proceduar për pagesë në Ministrinë e Financave edhe listat e të gjitha komunave të anëtarëve të këshillave të vendvotimit dhe stafit tjetër të angazhuar në zgjedhjet e 6 tetorit”, tha Elezi për lajmi.

Në anën tjetër, ende nuk dihet se sa ka qenë kosto e zgjedhjeve të 6 tetorit.

Komento: