KQZ: Procesi i rinumërimit i heq të gjitha dilemat sa u përket rezultateve

22:26 | 25 Janar 2026

Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kanë shprehur pritje që pas përfundimit të rinumërimit të votave të ketë më pak dilema rreth rezultateve, gjë që mund të ndikojë në përfundim më të shpejtë të procesit.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë të dielën se me këtë dinamikë pune, rinumërimi pritet të përfundojë këtë javë.

“Natyrisht, procesi i rinumërimit i heq të gjitha dilemat sa i përket rezultateve dhe kjo mund të zvogëlojë nevojën për ankesa, por KQZ duhet të presë afatin për paraqitjen dhe shqyrtimin e tyre para se të procedojë me certifikimin e rezultatit të zgjedhjeve dhe njëkohësisht me përmbylljen e procesit zgjedhor”, ka thënë Elezi.

Komento: