KQZ publikon video udhëzuese për procesin e votimit më 7 qershor

00:15 | 30 Maj 2026
kqz-publikon-video-udhezuese-per-procesin-e-votimit-me-7-qershor

Në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen më 7 qershor në Kosovë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar një video informuese për qytetarët rreth procesit të votimit.

Përmes videos, KQZ tregon hap pas hapi se si qytetarët të plotësojnë saktë fletëvotimin, si zhvillohet procesi i votimit në qendrën e votimit dhe cilat janë procedurat që duhet të ndiqen deri në momentin e hedhjes së fletëvotimit në kutinë e votimit.

“Shiko videon për të mësuar se si të plotësosh saktë fletëvotimin dhe si zhvillohet procesi i votimit, deri te hedhja e fletëvotimit në kutinë e votimit”, thuhet në postimin  e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Komento: