KQZ rekomandon 18 kandidatët e rinj për deputetë

11:25 | 12 Shkurt 2026
kqz-rekomandon-18-kandidatet-e-rinj-per-deputete

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim për rekomandimin e 18 kandidatëve të radhës për deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi të kQZ-së.

“Bazuar në kërkesën e presidentes së Republikës së Kosovës, znj. Vjosa Osmani të dorëzuar më 12 shkurt 2026, për të rekomanduar kandidatët e ligjshëm të radhës, për arsye se kanë dhënë dorëheqje nga pozita e deputetit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, duke vepruar në pajtim me nenin 112, paragrafin 4 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, rekomandon 18 kandidatët e radhës, të certifikuar në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat janë mbajtur më 28 dhjetor 2025, sipas tabelës vijuese:

Komento: