KQZ shpall konkurs për angazhimin e stafit të përkohshëm për procesin e votimit të 21 prillit në katër komunat veriore

17:03 | 19 Mars 2024
kqz-shpall-konkurs-per-angazhimin-e-stafit-te-perkohshem-per-procesin-e-votimit-te-21-prillit-ne-kater-komunat-veriore

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur konkurs për angazhimin e stafit të përkohshëm për procesin e votimit për ose kundër largimit të kryetarëve nga funksionini në katër komunat Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut, i cili do të mbahet më 21 prill 2024.

Konkursi është shpallur për 25 pozita të lira dhe do të mbetët i hapur deri në orën 16:00 të datës 23 mars 2024.

Dokumentacioni i kompletuar mund të dorëzohet në Sekretariatin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që gjendet në ndërtesën e ish-Bankës së Lubjanës, çdo ditë pune nga ora 08:00 – 16:00 apo i skanuar në e-mail adresën: kqz.rekrutimi@kqz-ks.org

Të gjitha detajet për konkursin janë publikuar në ueb faqen e KQZ-së, www.kqz-ks.org (Njoftime > Mundësi punësimi > Konkurset e hapura) apo në vegzën direkte: kqz-ks.org/konkurset-e-hapura

Komento: