KQZ shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 Qershorit

12:47 | 27 Qershor 2026

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur sot rezultatet përfundimtare të zgjdhjeve të 7 Qershorit, shkruan Reporteri.net.

Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, ka treguar rezultatet përfundimtare që ka fituar secila parti dhe ulëset e fituara në Kuvend.

“Lëvizja Vetëvendosje, më 47.13%, ka fituar 53 ulëse, Partia Demokratike e Kosovës më 19.44%, ka fituar 22 ulëse, Lidhja Demokratike e Kosovës më 16.69% ka fituar 18 ulëse, dhe Aleanca më 6.74% ka fituar shtatë ulëse.”, ka thënë ai.

Nga subjektet e komuniteteve, Lista Serbe ka 9 ulëse, ndërsa Kosova Demokratik Türk Partisi – KDTP ka 2 ulëse. Me nga një ulëse pritet të përfaqësohen Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës – IRDK, Nova Demokratska Stranka, Partia Liberale Egjiptiane, Jedinstvena Goranska Partija, Za Slobodu Pravdu i Opstanak, Socialdemokratska Unija – SDU, Partia Rome e Bashkuar e Kosovës – PREBK, Koalicija Vakat dhe PSA.

“Me 10 vota për shpallet rezultati përfundimtar i zgjedhjeve të 7 qershorit 2026”, tha Radoniqi.

Radoniqi tha se kandidatët kanë të drejtë ankesa brenda 48 orësh në Panelin për Ankesa dhe Parashtresa.

“Pas këtij vendimi, kandidatët kanë të drejtë ankese ndaj shpalljes së rezultatit në afat prej 48 orësh, duke filluar nga ora 12:00 sot, e që përfundon deri në orën 12:00 të hënën”, tha Radoniqi.

Komento: