KQZ shpjegon hapat si të plotësoni fletëvotimin për zgjedhjet e parakohshme

11:56 | 16 Dhjetor 2025
KQZ shpjegon hapat si të plotësoni fletëvotimin për zgjedhjet e parakohshme

Kur kanë mbetur edhe pak javë deri në ditën e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 28 dhjetor, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka intensifikuar informimin e qytetarëve.

Në këtë kuadër, KQZ-ja ka publikuar disa hapa dhe udhëzime të detajuara, përmes të cilave shpjegohet qartë se si duhet të plotësohen fletëvotimet në mënyrë të saktë. Këto udhëzime synojnë të shmangin gabimet e mundshme gjatë votimit dhe të sigurojnë që çdo votë e qytetarëve të jetë e vlefshme dhe të numërohet pa pengesa.

Komento: