KQZ shpjegon votimin me postë, zarfi duhet ta arrijë në kutinë postare më së largu deri më 6 qershor

12:35 | 28 Maj 2026
kqz-shpjegon-votimin-me-poste,-zarfi-duhet-ta-arrije-ne-kutine-postare-me-se-largu-deri-me-6-qershor

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka dalë me udhëzime rreth procesit të votimit përmes postës.

Në faqen zyrtare, KQZ ka shpjeguar hap pas hapi procesin: Plotësoni fletëvotimin, vendoseni në zarfin e fshehtësisë; zarfin e fshehtësisë me fletëvotimin brenda dhe dëftesën e regjistrimit vendoseni në zarfin kthyes; mbi zarfin kthyes, shënoni adresën e kutisë postare; vendoseni pullën postare (nëse aplikohet në shtetin ku jetoni) dhe dërgojeni zarfin në postë

“Zarfi duhet ta arrijë në kutinë postare të vendit përkatës me se largu deri më 6 qershor 2026”,  theksohet në njoftim.

KQZ ka bashkangjitur edhe broshurën e kandidatëve dhe listën e adresave.

Komento: