Gati gjysma e kandidatëve për deputetë nga radhët e subjekteve të ndryshme politike pritet të certifikohen nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për pjesëmarrje në Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 9 shkurt 2025.
Bëhet fjalë për më shumë se 600 kandidatë për deputetë, të cilët i takojnë 11 subjekteve të ndryshme politike.
“Mund t’iu konfirmoj se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të fillojë me certfikimin e subjekteve politike dhe kandidatëve për pjesëmarrje në Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 9 shkurt 2025. Në mbledhjen e sotme të KQZ-së (e mërkurë, 18 dhjetor 2024) në rend dite është certifikimi i 11 subjekteve politike me gjithsej 600 kandidatë”, njoftoi Elezi për Ekonomia Online, transmeton Klan Kosova.
Gjatë periudhës për aplikim të subjekteve politike për certifikim dhe dorëzimin e listës së kandidatëve për deputetë për pjesëmarrje në Zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës (1 shtator – 11 dhjetor 2024, 23:59), ai tha se kanë aplikuar: 28 subjekte politike, prej tyre: 20 parti politike; 5 koalicione; 2 nisma qytetare dhe 1 kandidat i pavarur.
Numri i përgjithshëm i kandidatëve për deputetë, që përfaqësojnë këto subjekte politike, Elezi bën të ditur se është 1,280 kandidatë.
Partitë Politike:
Lëvizja VETËVENDOSJE! (LVV), 110 kandidatë;Partia Demokratike e Kosovës (PDK), 110 kandidatë;Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), 110 kandidatë;Srpska Lista, 48 kandidatëSrpski Narodni Pokret, 12 kandidatë;Fjala, 22 kandidatë;Partia Librerale Egjiptiane (PLE), 60 kandidatë;Nova Demokratska Stranka (NDS), 46 kandidatë;Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës (IRDK), 41 kandidatë;Socialdemokratska Unija (SDU), 40 kandidatë;Kosova Demokratik Türk Partisi (KDTP), 25 kandidatë;Yenilikçi Türk Hareket Partisi (YTHP), 25 kandidatë;Jednstvena Goranka Partija (JGP); 29 kandidatë;Partia e Ashkalinjëve për Integrim (PAI); 35 kandidatë;Srpska Demokratija (SD), 13 kandidatë;Partija Kosovskih Srba (PKS), 9 kandidatë;Za Slobodu Pravdu i Opstanak (SPO), 12 kandidatë;Partia Balli Kombëtar Demokrat Shqiptar (PBKDSH), 95 kandidatë;Partia Rome e Bashkuar e Kosovës (PREBK), 56 kandidatë;Kosova Adalet Türk Partisi (KATP), 1 kandidat.
Koalcione: 1. Naša Bošnjačka Koalicija, 28 kandidatë; 2. AAK – Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Nisma – Nisma Socialdemokrate, Lista Konservatore, Forumi Intelektual – E – 30, 110 kandidatë; 3. Koalicioni për Familje, 72 kandidatë; 4. PDAK – LPB, 100 kandidatë; 5. Koalicija Vakat, 48 kandidatë.
Nisma Qytetare: 1. Narodna Pravda, 10 kandidatë; 2. Opre Roma Kosova, 12 kandidatë.
Kandidat i pavarur: 1. Fatmir Bytyqi