KQZ sot certifikon rezultatet, mbrëmë ua kujtoi anëtarëve të Qeverisë nenin e dorëheqjes

11:08 | 27 March 2025
kqz-sot-certifikon-rezultatet,-mbreme-ua-kujtoi-anetareve-te-qeverise-nenin-e-doreheqjes

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbrëmë ka njoftuar partitë politike që sot do të certifikojë rezultatet e zgjedhjeve të rregullta parlamentare të 9 shkurtit.

Në letrën e KQZ’së drejtuar partive përmendet paragrafi i parë i nenit 26 të Ligjit për Qeverinë e Republikës së Kosovës.

Paragrafi i parë i nenit 26 të këtij ligji thotë se: Në rast se anëtari i Qeverisë në detyrë zgjidhet deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, i njëjti duhet të jap dorëheqje nga posti i anëtarit të Qeverisë para ditës së certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve.

Express është në pritje të përgjigjes nga Qeveria dhe KQZ për të kuptuar nëse një gjë e tillë është kryer tashmë.

Komento:
loading