KQZ tregon kur do të publikohen rezultatet preliminare

19:51 | 23 April 2023

KQZ në konferencë për media, tregon kur do të publikohen rezultatet preliminare.

Kryetari i Komisionit Qendror Zgjedhor, Kreshnik Radoniqi, ka treguar në një konferencë për media pas përfundimit të procesit zgjedhor në katër komunat në veri ka kalaur pa incidente dhe se dalja ka qenë e ulët.

Ai ka treguar numrin e votuesve dhe ka treguar kur përafërsisht mund të priten rezultatet preliminare.

“Procesi zgjedhor është zhvilluar pa problem. Komisionerët janë duke bërë numërimin e fletëvotimeve”

“Dua të ju njuftoj se pas numërimit në katër komuna rezutlatet preliminare do të publikohen në faqen zyrtare të KQZ-së përfaërsisht diku rreth orës 20:00”, ka thënë ai.

Siç ka njoftuar KQZ deri në ora 19:00 në Mitrovicën e Veriut ka pasur 837 vota, në Leposaviq 141 votues, në Zubin Potok 385, ndërkaq në Zveçan gjithsej 204 votues.

Komento: