KQZ tregon sa qytetarë votuan deri në orën 18:00 në Shqipëri

19:01 | 14 May 2023

Zgjedhësit në ulje, KQZ: Sa qytetarë votuan deri në orën 18:00 në Shqipëri.

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve raporton se deri në orën 18:00, pjesëmarrja në votime është 36.39 % ose kanë votuar 694,836 persona.

Edhe në këtë orë, shifrat e pjesëmarrjes krahasuar me vitin 2021 janë në rënie.

Në vitin 2021 votuan 45.48% e qytetarëve.

Ndërkohë kujtojmë se zyrtarisht votimi mbyllet në orën 19:00, në rast se nuk do ketë votues në qendra votimi.

Komento: