KQZ vazhdon përgatitjet për zgjedhjet e 7 qershorit

11:50 | 01 Qershor 2026
kqz-vazhdon-pergatitjet-per-zgjedhjet-e-7-qershorit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vazhduar përgatitjet për organizimin e zgjedhjeve të 7 qershorit 2026, duke nisur programin e trajnimit të anëtarëve të Këshillave të Vendvotimit, të cilët do të jenë përgjegjës për mbarëvajtjen e procesit të votimit në vendvotime në Kosovë.

Sipas KQZ-së, në këtë fazë të trajnimit do të përfshihen rreth 14 mijë anëtarë nga të gjitha komunat e Kosovës, të cilët janë përgjegjës për mbarëvajtjen e procesit të votimit në vendvotime.

Trajnimet po zhvillohen dhe do të vazhdojnë edhe gjatë javës së ardhshme, me qëllim përgatitjen sa më të mirë të stafit zgjedhor.

Sipas vendimit të KQZ-së, në 2,498 vendvotime për votimin e rregullt (911 Qendra Votimi) do të angazhohen 12,678 anëtarë, 1,043 prej të cilëve janë anëtarë rezervë. Në mbledhjen e radhës, planifikohet emërimi edhe i rreth 700 anëtarëve për angazhim në vendvotime të rregullta në komuna të ndryshme të vendit.

Ndërkaq, në 52 vendvotime për votimin me kusht (38 Qendra Votimi) do të angazhohen 192 anëtarë. Anëtarët e Këshillave të Vendvotimeve të emëruar nga KQZ, përfaqësojnë subjektet pjesëmarrëse në zgjedhje dhe do të jenë përgjegjegjëse për përgtitjen dhe administrimin e procesit zgjedhor në vendvotime.

Komento: