Krasniqi: Albulena Haxhiu dhe Hekuran Murati të kërkojnë falje publike për shpërndarje të dezinformatave ndaj hetuesit policor

20:08 | 10 January 2025
krasniqi:-albulena-haxhiu-dhe-hekuran-murati-te-kerkojne-falje-publike-per-shperndarje-te-dezinformatave-ndaj-hetuesit-policor

Njohësi i çështjeve politike, Albert Krasniqi ka reaguar pas ri-suspendimit të hetuesit policor Idriz Gashi.

Krasniqi ka thënë se nëse ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe ministri i Financave, Hekuran Murati “nuk kërkojnë falje publike për shpërndarjen e dezinformatave ndaj policit hetues dhe nuk i largojnë ato postime nga rrjetet e tyre sociale, ata krijojnë përshtypjen se janë pjesë aktive e një fushate që synon të minojë proceset ligjore ku janë të përfshirë eksponentë të partisë në pushtet”.

Postimi i plotë:

Nëse Ministrja e Drejtësisë dhe Ministri i Financave nuk kërkojnë falje publike për shpërndarjen e dezinformatave ndaj policit hetues dhe nuk i largojnë ato postime nga rrjetet e tyre sociale, ata krijojnë përshtypjen se janë pjesë aktive e një fushate që synon të minojë proceset ligjore ku janë të përfshirë eksponentë të partisë në pushtet.

Refuzimi për të kërkuar falje dhe mosveprimi në këtë drejtim, dëshmojnë papërgjegjësi publike dhe dështim për të përmbushur Kodin e Mirësjelljes për Subjektet Politike.

Komento: