Krasniqi bën homazhe te varret e heronjve Afrim Zhitia e Fahri Fazliu: Ta kujtojmë veprën e tyre

12:38 | 02 Nëntor 2023
krasniqi-ben-homazhe-te-varret-e-heronjve-afrim-zhitia-e-fahri-fazliu:-ta-kujtojme-vepren-e-tyre

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasinqi i shoqëruar nga bashkëpunëtorë ka bërë homazhe me rastin e 34-vjetorit të rënies së heronjve Afrim Zhitia e Fahri Fazliu te varret e tyre, raporton Ekonomia Online.

Ai me këtë rast tha se vepra e të gjithë të rënëve duhet të kujtohet dhe vlerësohet. Madje tha se duhet që të edukohen brezat për rrugën e vështirë që kaloi populli ynë.

“Erdhëm për të nderuar sakrificën e Afrimit dhe Fahriut, dy prej heronjve më të dalluar të kombit tonë. Ata u bënë pishtarë të asaj që pritej, të luftës çlirimtare. Sa më shumë që kalojën vitet, aq më shumë rritet vlera e veprave të tyre”.

“Prandaj duhet ta vlerësojmë rolin e tyre e t’i edukojmë brezat e rinj për ta ditur rrugën e vështirë që kaloi populli ynë. Lavdi e përjetshme për të gjithë heronjtë tonë. Do t’i kujtojmë për veprën e tyre gjithmonë”.

Komento: