Krasniqi: Çfarë turpi, deputetët e pushtetit me paga 2000 euro sot votuan kundër minatorëve dhe policëve të vendit të vet

11:45 | 02 Nëntor 2023
krasniqi:-cfare-turpi,-deputetet-e-pushtetit-me-paga-2000-euro-sot-votuan-kunder-minatoreve-dhe-policeve-te-vendit-te-vet

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka thënë se Kuvendi e ka humbur çdo kuptim për çka është i thirrur.

Kreu i PDK-së tha se deputetët e shumicës parlamentare, me të ardhura mujore afër 2 mijë euro, sot votuan kundër minatorëve dhe policëve të vendit të vet, të cilët çdo ditë rrezikojnë shëndetin dhe jetën e tyre për shtetin e Kosovës.

“A ka ku shkon më poshtë? Ky Kuvend e ka humbur çdo kuptim për çka është i thirrur. Këta deputetë nuk përfaqësojnë më askënd dhe asgjë, përveçse interesat dhe përfitimet e tyre personale. Çfarë turpi!”, tha Krasniqi.

Komento: