Krasniqi dhe Hamza falënderojnë mërgimtarët në Gjermani: Me ju – Kosova mundet ma mirë

15:38 | 12 November 2024
krasniqi-dhe-hamza-falenderojne-mergimtaret-ne-gjermani:-me-ju-–-kosova-mundet-ma-mire

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi dhe kandidati për kryeministër i kësaj partie, Bedri Hamza kanë falënderuar mërgimtarët në Gjermani për mbështetjen dhe pritjen madhështore në vikend.

Përmes një video-adresimi ata i janë drejtuar mërgatës.

“Mërgimtarë të dashur jemi bashkë me Bedriun këtu që t’ju falënderojmë për pritjen madhështore gjatë kësaj fundjave në Gjermani”, është shprehur Krasniqi.

Hamza i ka cilësuar tubimet në Gjermani si impozante.

“I falënderoj nga zemra, me mbështetjen e tyre Kosova mundet ma mirë. I ftoj dhe i pres që të takohemi në vikendin e ardhshëm bashkë në Zvicër”, ka thënë Hamza.

Komento: