Krasniqi dhe Ismaili vizitojnë Thaçin e Veselin në Hagë: I gjetëm ballëlartë, me Kosovën në zemër

11:18 | 18 Nëntor 2023
krasniqi-dhe-ismaili-vizitojne-thacin-e-veselin-ne-hage:-i-gjetem-ballelarte,-me-kosoven-ne-zemer

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi bashkë me Uran Ismailin kanë vizituar ish-presidentin Hashim Thaçi dhe ish-kryetarin e Kuvendit, Kadri Veselin.

Krasniqi ka shkruar se dyert e hekurta e muret e larta të Hagës çdo ditë e më shumë po e humbasin betejën në përballje me zemrat, besimin dhe kurajën e ish-krerëve të UÇK-së.

Kryetari i PDK-së ka thënë se Thaçi e Veseli ishin ballëlartë si gjithmonë, me Kosovën në zemër.

Njoftimi i plotë:

Bashkë me Uranin, vizituam përsëri në Hagë, Presidentin Hashim Thaçi e Kryetarin Kadri Veseli. Dyert e hekurta, korridoret e gjata e muret e larta, çdo ditë e më shumë po e humbasin betejën kundrejt zemrave, besimit dhe kurajos së çlirimtarëve tanë.

I gjetëm të gjithë bashkë ballëlartë – si gjithmonë – dhe me Kosovën në mendje e zemër, që vazhdon t’i frymëzojë, t’i mbajë të fortë e krenarë secilin.

Gjithmonë me ta dhe pranë tyre, deri në ditën e shumëpritur të triumfit të drejtësisë! Sepse, dielli do të lind përsëri!

Komento: