Kryeshefi i KEK-ut: Do të mundohemi që t’i mbajmë njësitë në prodhim gjatë dimrit.
Kryeshefi ekzekutiv i KEK-ut, Nagip Krasniqi në një intervistë për “Info Magazinën” në Klan Kosova ka folur në lidhje me krizën energjetike.
Ai është shprehur se do të mundohen që t’i mbajmë njësitë në prodhim gjatë dimrit.
Krasniqi dha detaje edhe në lidhje me një projekt në bashkëpunim me BE-në.
“Ne kemi disa projekte, një nga to është projekti me Bashkimin Evropian për instalimin e elektrofiltrave dhe pajisjet për denoks i cili pritet të ndodh në vitin 2024 dhe 2025. Ne atë çka e kemi si funksion e kemi prodhimin, kështuqë se si do të jetë konsumi dhe komplet furnizimi në vend është vështirë që ne të tregojmë”, tha ai.
Tutje, Krasniqi foli edhe në lidhje me bashkëpunimin me Shqipërinë për shkëmbim dhe depozitim të energjisë, përcjell Klankosova.
“Me Shqipërinë, konkretisht me KESH-in ne kemi një marrëveshje për shkëmbim dhe depozitim të energjisë qysh nga viti 2018, ne në qershor bë edhe një aneks i cili pritet të nënshkruhet këto ditë me të cilin jemi pajtuar që të gjitha tepricat qe KEK-u i ka gjatë kësaj periudhe verore, kur konsumi në Shqipëri është i rritur, ne t’i depozitojmë tek ata”, u shpreh ai.