Krasniqi e LDK-së për Marrëveshjet Ndërkombëtare: Jemi parti shtetndërtuese, nuk kushtëzojmë asgjë në interes të Kosovës

16:33 | 15 Maj 2024
krasniqi-e-ldk-se-per-marreveshjet-nderkombetare:-jemi-parti-shtetndertuese,-nuk-kushtezojme-asgje-ne-interes-te-kosoves

Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi ka reaguar pas deklarimit të PDK-së, se kjo parti do i votoj Marrëveshjet Ndërkombëtare, kur ato të vijnë në Kuvendin e Kosovës për votim, shkruan FrontOnline.

Krasniqi thotë se subjekti i saj është shtetndërtues dhe se si deputetë të LDK-së, i kanë votuar gjitha marrëveshjet ndërkombëtare që janë në interes të qytetarëve.

Ajo deklaron se LDK-ja nuk i kushtëzon me asgjë marrëveshjet që janë në interes të Kosovës.

Postimi i saj:

Lidhja Demokratike e Kosovës është partia e shtetndërtimit.
Ne si deputetë të Kuvendit, i kemi votuar të gjitha marrëveshjet ndërkombëtare që janë në interes të qytetarëve.
Ne nuk kushtëzojmë asgjë që është në interes të Kosovës dhe qytetarëve të saj.
Të gatshëm gjithmonë.

Komento: