
Ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka reaguar pas përmbylljes së fushatës zgjedhore, duke e cilësuar atë si një fushatë të jashtëzakonshme, bashkuese dhe me energji pozitive.
Në një postim publik, Krasniqi ka theksuar se gjatë fushatës është ndjerë besim, shpresë dhe vendosmëri në çdo takim me qytetarët.
Ai ka përsëritur mbështetjen e tij për kandidatin e PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, duke e quajtur atë “zgjedhjen më të mirë për Kosovën”.
“E ripërsëris: Bedri Hamza është zgjedhja më e mirë për Kosovën”, ka shkruar Krasniqi, duke u bërë thirrje qytetarëve që nesër të dalin dhe të votojnë, raporton ORAinfo.
Ai ka ftuar votuesit që të mbështesin Partinë Demokratike të Kosovës dhe numrin 130, duke e lidhur këtë zgjedhje me ndryshim, bashkim, stabilitet dhe mirëqenie për vendin.
Postimi i Krasniqit përfundon me mesazhin mobilizues: “Bashkë. Përpara.”

Postimi i plotë:
E përmbyllëm një fushatë të jashtëzakonshme. Një fushatë shembull. Një fushatë bashkimi.
Energji pozitive kudo. Besim. Shpresë. Vendosmëri.
E ripërsëris: Bedri Hamza është zgjedhja më e mirë për Kosovën.
Andaj, nesër është dita. Dil dhe voto. Voto PDK dhe numrin 130.
Për ndryshim. Për bashkim. Për stabilitet dhe mirëqenie.
Bashkë. Përpara.
#PDK130




