Krasniqi e uron Bajram Begajn për detyrën e re si president i Shqipërisë

21:00 | 04 Qershor 2022

Shqipëria është bërë me president të ri.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka uruar Bajram Begajn për detyrën e tij të re si president i Republikës së Shqipërisë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

“Parlamenti i Shqipërisë ka zgjedhur sot President të ri të vendit, zotëri Bajram Begaj. Në emrin tim dhe të Partisë Demokratike të Kosovës, i uroj detyrën e re presidentit Begaj dhe shumë suksese në punë.

Një Shqipëri me institucione të kompletuara dhe e fuqishme, i kontribuon stabilitetit dhe zhvillimit në rajon. Urime Shqipëri!”, shkroi Krasniqi përmes një postimi në Facebook.

Bajram Begaj sapo është zgjedhur president i Republikës së Shqipërisë me 78 vota pro, 4 kundër dhe 1 abstenim. Shefi i shtabit të përgjithshëm Bajram Begaj do të jetë pasardhësi i Ilir Metës dhe të qëndrojë në krye të shtetit për pesë vitet e ardhshme.

Komento: