Krasniqi flet për Rugovën, thotë se ai kishte vlerësim negativ për UÇK-në – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Krasniqi flet për Rugovën, thotë se ai kishte vlerësim negativ për UÇK-në

22:02 | 23 Dhjetor 2019

Krasniqi ka treguar shumë gjëra për Ibrahim Rugovën.

Njëri ndër themeluesit e LDK’së, Milazim Krasniqi, ka thënë se Ibrahim Rugova ka pasur vlerësim negativ për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Krasniqi thotë se vlerësimi negativ i LDK-së në atë kohë për UÇK-në ishte gabim historik.

“I kam thënë në atë kohë Rugovës në takimet që kam pasur në shtëpinë e tij: ‘O kryetar ne mbesim miq, por mes historisë dhe politikës unë do të zgjedh historinë. Rugova kishte vlerësim negativ për UÇK-në edhe pas luftës. Madje ai ka pasur me UÇK-në edhe hidhërim personal”.

Ish-themeluesi i LDK-së thotë se Rugova në një kohë doli edhe kundër ndërkombëtarëve që i ofruan një qeveri të përbashkët më UÇK-në dhe sipas tij për shkak të pozitës që kishte në LDK nuk mund ta përballonte këtë situatë dhe vendosi të dorëhiqej.

“Nuk i ka dëgjuar as amerikanët duke iu thënë atyre se ‘ka ardhë koha me ba edhe na pak politikë vet”, tregon Krasniqi.

Komento: