Kongresmenët e ftojnë Krasniqin në lutjet e mëngjesit- detajet e takimit me ta.
Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, është duke vazhduar vizitën në ShBA, ku sot ka marrë pjesë në takimin tradicional të mëngjesit të lutjeve, që mbahet çdo të enjte në Kongresin Amerikan, raporton Express.
Krasniqi ka thënë se ka falenderuar kongresmënët për rëndësinë e veçantë që i kushtojnë Kosovës dhe popullit tonë në punën e tyre.
“Në biseda shumë miqësore, në mënyrë të veçantë me kongresmenët Joe Ëilson nga South Carolina, Tim Walberg e John Moolenar nga Michigan, Louie Gohmert nga Texas, Juan Vargas nga California dhe Bob Good e Ben Cline nga Virginia, shpreha qëndrimin e vendosur të popullit të Kosovës që, pas sukseseve që kemi arritur së bashku deri më sot përmes koordinimit dhe bashkëpunimit, rrugëtimi ynë përpara drejt aspiratave të fuqizimit dhe integrimit nuk ka alternativë tjetër”, ka shkruar Krasniqi.
Në fund ka thënë se “populli i Kosovës është falënderues ndaj SHBA-ve për rolin e tyre në krijimin dhe ndërtimin e shtetit tonë dhe miqësinë e ndërtuar ndër vite jemi të përkushtuar që ta mbrojmë dhe ta kultivojmë përjetësisht”.