Krasniqi ‘godet’ LDK-në dhe VV-në, i quan parti vajtuese

23:00 | 13 March 2019

Deputeti i Partisë Socialdemokrate, Frashër Krasniqi i ka ‘thumbuar’ LDK-në dhe VV-në me deklaratën e fundit, duke i quajtur ato parti vajtuese.

“Sikur PSD-ja të rrinte duke vajtuar sikur LDK-ja e Vetëvendosje atëherë ne do të kishim Hashim Thaçin fikall vetë në dialog me Serbinë”, ka thënë ai në RTK 3, duke shtuar se PSD-ja e bëri faktor Kuvendin e Kosovës në dialogun me Serbinë, duke bërë që të ketë Platformë dhe Ligj.

Krasniqi ka deklaruar se duhet të lihen inatet personale kur është në pyetje dialogu me Serbinë. “Kur inati i përshkon edhe temat si dialogu me Serbinë, atëherë po cenohet interesi shtetëror. LDK dhe Vetëvendosje nuk kane qëndrim parimor për dialogun, thonë: s’po na pëlqen se atë po e udhëheqë final fisteku”, ka thënë ai.

Komento: