Krasniqi ‘godet’ LDK-në dhe VV-në: Jeni bërë si ata sqë po e mohojnë gjenocidin, turp për ju

11:46 | 20 May 2019

LDK dhe Vetëvendosje e kanë lëshuar sallën ku po flitet për krijimin e një Tribunali ndërkombëtarë për gjenocidin serb në Kosovë.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, tha sot gjatë fjalimit të tij në seancë, se qëndrimi i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje, është qëndrim i frikshëm për të.

“Është vështirë me gjet fjalë që ta klasifikoj mentalitetin hezitues të ikjes së përgjegjësisë. Qëndrimi i tyre është më shumë i frikshëm se i turpshëm. Për mua është i frikshëm qëndrimi i LDK’së dhe VV’së, duke mos guxuar të marrin përgjegjësi për si deputet, për iniciativën për dënimin e gjenocidit serb” tha Krasniqi.

Ai i akuzoi dy partitë opozitare, se të gjithë këtë po e bëjnë për ta rrëzuar pushtetin, ndërsa nuk i intereson për zbardhjen e krimeve serbe.

“Verbërimi i këtyre njerëzve është nga etja për pushtet” shtoi ai.

Madje Krasniqi akuzoi se opozita ia ka marrë anën atyre që tani e 20 vjet e kanë mohuar gjenocidin serb në Kosovë.

Komento: