Është duke u mbajtur seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës për telekomin.
Shefi i GP të PDK-së, Memli Krasniqi thotë se seanca e jashtëzakonshme për Telekomin është e kotë.
Ai thotë se tashmë ekziston një Komision Parlamentar për heitmin e gjendjes në Telekom dhe thotë se thirrja e kësaj séance të jashtëzakonshme është një farsë dhe mashtrim nga opozita.
“E 14 seancë e jashtëzakonshme në 4 muaj e gjysmë. Fatkeqësisht edhe kjo është një farsë që normalisht ligji ia mundëson që ta bëjë këtë edhe në Kuvend edhe para opinionit publik në Kosovë. Pra është një vazhdimësi e farsës dhe gënjeshtrës e mashtrimit që i bëhet opinionit public, duke u munduar të paraqesë një situatë krize në Kosovë gjë që nuk është. Kjo tregon që këta kanë mbetë pa tema, krejt temat që i kanë pasë s’kanë më tema, dhe normal që duhet me u marrë me këso tema që me qenë pak në qendër të vëmendjes së opinionit publik.Ky Kuvend, edhe përveç një seancë të jashtëzakonshme që është mbajtë edhe më parë, e ka edhe një Komision Hetimor parlamentar dhe ky Komision e ka fillu punën dhe është duke punuar për t’i hetu dhe për të dalë me konkluzione dhe për të dalë me një raport që do t’u jepte fund këtyre hamendësimeve, raportimeve”, ka thënë Krasniqi.