Krasniqi i kundërpërgjigjet Haradinajt: Nuk jemi fëmijë me na mashtru Albini

09:03 | 24 Maj 2024
krasniqi-i-kunderpergjigjet-haradinajt:-nuk-jemi-femije-me-na-mashtru-albini

Kryetari i Partisë Demokratike, Memli Krasniqi, i është përgjigjur kryetarit të AAK-së Ramush Haradinaj, pas deklaratës së këtij të fundit se Kurti po synon ta shkatërroj PDK-në.

Krasniqi tha se PDK-ja është duke funksionuar vetëm me agjendën e saj.

“Nuk jemi ne fëmijë me na mashtru Albini, në analiza është më ndryshe. Ne me zotërinë Haradinaj e kemi pasur edhe listën e përbashkët, nuk e kemi absorbu njëri-tjetrin, ky prapë i ka votat e tij, PDK-ja i ka të vetat, e le më që nuk ka kurrfarë koalicioni. Te LDK-ja nuk i ka absorbu Kurti, por i ka absorbu Vjosa Osmani, sepse kandidatja e LDK-së, që e ka pasur rezultatin më të madh LDK-ja me të, ka shku ia ka udhëheqë listën Kurtit. Gjërat janë pak më të qarta dhe më të thjeshta dhe në fund të fundit më takon mua dhe lidershipit të PDK-së me i bajtë dertet e PDK-së dhe ne tjetër punë nuk kemi. Unë nuk i frikësohem Albin Kurtit bash hiç, as politikisht as në asnjë formë, jam ulë me Kurtin me e pru kërkesën time të zgjedhjeve”, tha Krasniqi në Klan Kosova.

Tutje Krasniqi tha se PDK-së nuk i interesojnë arsyet e Kurtit për shkuarje të zgjedhje të parakohshme.

“Ne jemi në politikë, kemi lexime të caktuara të situatës, qëllime politike, veprime dhe nëse qëllimet politike të PDK-së të shprehura që 10 muaj e ca, sot vjen Albin Kurti, për arsye që mua nuk më interesojnë, dhe në një formë ose tjetër futet te ky qëllim thotë jam i gatshëm të shkoj në zgjedhje, ashtu siç ne kemi kërkuar qe 10 muaj unë nuk duhet me i ndryshu qëndrimet se frikësohem prej Albin Kurtit, se nuk frikësohem prej tij”, tha Krasniqi.

Komento: