Krasniqi i PSD-së: Konfliktet i konvenojnë vetëm pushtetarëve autoritar si Kurti e Vuçiq

09:56 | 21 Dhjetor 2023
krasniqi-i-psd-se:-konfliktet-i-konvenojne-vetem-pushtetareve-autoritar-si-kurti-e-vuciq


Derisa foli për qeverisjen e ekzekutivit të Kosovës, Frashër Krasniqi nga PSD përmend edhe Asociacionin.

Ai shprehet i bindur se Kryeministri Kurti e ka pranuar Asociacionin.

“Tashmë është pranuar Asociacioni. Drafti i statutit të tij është propozuar. Qeveria po duket që e ka pranuar, dhe tash thjeshtë pritet dekretimi i tij dhe fillimi i implementimit. Janë disa probleme në këtë marrëveshje që e ka pranuar Kurti”, tha ai për Front Online.

Sipas tij, marrëveshja që kryeministri Kurti e ka pranuar, nuk zgjidh problemet me të cilat po përballet Kosova.

“E para është që nuk po e zgjidhë përfundimisht problemin me Serbinë. Nuk e siguron njohjen nga Serbia, dhe rrjedhimisht lë tokë të pëlleshme për konfliktet e ardhshme dhe thellimin e urrejtjes ndër-etnike. Kjo tokë e pëlleshme për konflikte, i konvenon vetëm pushtetarëve autoritar si Kurti e Vuçiq, të cilët e ushqejnë pushtetin e tyre nga konfliktet ndëretnike, por kurrsesi nuk i konvenon Kosovës dhe qytetarëve të saj. Fatkeqësisht, raporti Kosovë – Serbi, dhe raporti me serbët lokalë, do të vazhdojë të mbetet i tensionuar dhe kështu do të trasohet rruga për konfliktet e reja në të ardhmen”, u shpreh ai.

Komento: