Krasniqi: Kjo legjislaturë më nuk është në gjendje që të funksionoj normalisht, Kosova ka nevojë për zgjedhje të reja

12:39 | 10 July 2023

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka folur në seancën e sotme të Kuvendit, pasi marrëveshjet ndërkombëtare nuk po votoheshin.

Krasniqi ka kërkuar që të bëhen bashkë për ta shpërndarë Kuvendin e që vendi të shkojë në zgjedhje.

“Në mandatin e juaj nuk i punojnë as pajisjet. Jam njoftuar publikisht edhe si deputet edhe si kryetar i partisë që të merremi vesh që ta bëjmë një mocion që ta shpërndajmë këtë Kuvend. Jeni thirr në 51%, s’jeni në gjendje ligje me kalu, amandamente me kalu. Është bllokim total i punës së brendshme, e mos të flasim për izolimin e jashtëm. Do të ishte fer që me pas një diskutim e jo dakordim e me 2/3 e të gjithë deputetëve me u marrë vesh me shpërnda këtë legjislaturë me shku në zgjedhje të reja brenda 45 dite. Le të vendosin qytetarët a janë me vazhdu Kosova në këtë rrugë që e keni qu ju si qeveri, apo kanë ide tjetër. Nuk iu kanë votuar për këtë rrugë të theqafjes që e keni dërguar këtë vend. S’keni as shumicë parlamentare me kalu një ligj, mendoj që është e domosdhsme sot me pas dakordim politik në këtë parlament edhe me shku në zgjedhje të reja. Këtë ua thashë prej këtu”, tha Krasniqi.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca derisa njoftoi për disa projektligje që pritet të votohen, tha se zgjedhjet mund të bëhen vetëm sipas afateve ligjore.

Madje, ai kujtoi edhe një fjali të tij që dikur e kishte bërë për opozitën, kur kishte thënë “ a dëshironi të bëheni bashkë”.

Komento: