Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë se Kryetarët e Komunave të udhëhequra nga partia e tij kanë pasur një vit sfidues e shumë punë të mira për qytetarët.
Në një postim të bërë në Facebook, Krasniqi thotë se bashkë me kryetarët e komunave të PDK kanë ngrënë darkën e fundvitit dhe se i ka falenderuar për përkushtimin e treguar.
Tutje ai thotë se janë dakorduar që viti i ardhshëm të jetë i zhvillimit dhe suksesit.
Statusi i plotë:
Kryetarët e Komunave që udhëhiqen nga PDK kanë pasur një vit tejet sfidues, por edhe me shumë punë të mira për qytetarët.
Në darkën e fundvitit, i falënderova për përkushtimin dhe performancën e jashtëzakonshme.
U pajtuam që viti 2023 të jetë vit i zhvillimit dhe suksesit!