Krasniqi: Kryetari Kilaj do t’i bashkojë qytetarët e Malishevës për zhvillim e ri të kësaj komune – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Krasniqi: Kryetari Kilaj do t’i bashkojë qytetarët e Malishevës për zhvillim e ri të kësaj komune

21:47 | 14 Tetor 2021

Fushata zgjedhore e partive politike në Kosovë po vazhdon edhe më tutje.

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka qëndruar sot në Malishevë, ku mori përkrahje tejet të madhe për rikthimin e Partisë Demokratike të Kosovës dhe modelit zhvillimor të qeverisjes në këtë komunë, në krye me Isni Kilajn.

Në një postim në Facebook, Krasniqi shprehet se mjerisht, Malisheva sot nuk është komuna që qytetarët e saj e duan, si rezultat i qeverisjes së papërgjegjshme dhe i një mendësie shpërfillëse e diskriminuese.

“Andaj, vizioni dhe fokusi i Isni Kilajt dhe i PDK-së në katër vitet e ardhshme do të jetë zhvillimi, mirëqenia dhe krijimi i mundësive të reja për të gjithë qytetarët e Malishevës, në veçanti për gratë dhe të rinjtë .PDK-në dhe Malishevën i bashkon historia e çlirimit dhe shtetndërtimit të Kosovës, e nga 17 tetori do t’i bëj prapë bashkë vullneti i qytetarëve, të cilët do ta votojnë numrin 177 për perspektivë, transparencë e përparim.”, shkruan ai.

Komento: