Krasniqi – Kurtit: Kuptoje që institucionet nuk bëhen me video-lojëra, ke kohë 15 ditë për ta formuar Qeverinë

13:01 | 20 Janar 2020

Albin Kurti ka vetëm 15 ditë kohë për të formuar qeverinë e re.

Memli Krasniqi nga PDK, ka thënë se kjo parti opozitare ishte pjesë e takimit të thirrur nga kryeparlamentari Glauk Konjufca.

Ai ka thënë se pozita nuk ishte në Kuvend pasiqë nuk dihet ende ‘përbërja e pozitës në Kuvend”.

“Jemi në përfundim të mbledhjes së parë të Kuvendit për këtë legjislaturë. Diskutuam dy tri pika, fatkeqësisht kanë kalu një muaj prej votimit të kësaj kryesie dhe kjo e thirrur jo për të trajtu ligje, por për shkak se institucionet ndërkombëtare na e kanë imponu për shkak të disa afateve, përfaqësues të opozitës jemi ne – PDK, e për përfaqësues të pozitës ende nuk e dimë sepse nuk ka suhmicë parlamentare formalisht. Vendimet u morën të përkohshme për të mos e pamundësu pjesëmarrjen e Kosovës në Këshill të Evropës”, ka thënë Krasniqi.

Ai ka kritikuar Albin Kurtin për mosformimin e institucioneve duke thënë se politika nuk bëhet me ‘video-lojëra’.

“Albin Kurti si mandatar duhet ta dijë se jeta institucionale nuk është video-lojë dhe video-lojërat nuk i kryejnë punët për qytetarët e Kosovës. Duhet t’ia kujtojmë se përgjegjësi e mandatarit nuk është veç me krijua një letër, por t’i formojë institucionet, barra e përgjegjësisë për krijimin e institucioneve i bie Albin Kurtit dhe presim që përgjegjësitë që kanë t’i marrin sa ma shpejt që është e mundur”, ka thënë Krasniqi. /ORAinfo/

Komento: