
Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka thënë se nga anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës përfitojnë veçanërisht komunitetet joshumicë.
Ai përmes një postimi në Facebook tha se kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me Asociacion, sipas tij është një sinjal shumë i keq për komunitetet joshumicë.
“Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë nga lidershipi aktual i Evropës me Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe është sinjal shumë i keq për komunitetet joshumicë në Kosovë. Së pari, Asociacioni nuk është kërkesë e serbëve të Kosovës. Me Kushtetutë, serbët e Kosovës e kanë të drejtën dhe lirinë e asociimit si çdo komunitet tjetër”, tha Krasniqi.
Ai u shpreh se me me këtë kushtëzim, krerët e disa prej shteteve evropiane po tregojnë se sipas tij, nuk u intereson edhe aq fuqizimi i komuniteteve tjera joshumicë në Kosovë.
“Me këtë kushtëzim, krerët e disa prej shteteve evropiane fatkeqësisht po tregojnë se nuk u intereson edhe aq fuqizimi i komuniteteve tjera joshumicë në Kosovë, si rom, ashkali, egjptian, turk, goran e të tjerë, të cilët më së shumti do të përfitonin nga mekanizmat e Këshillit të Evropës”.
“Së treti, prioritizimi dhe insistimi në mekanizma e entitete një etnike rrezikon që në Kosovë të krijohet një superkomunitet joshumicë, duke e shthurrur kështu harmoninë kushtetuese që ekziston ndërmjet komuniteteve joshumicë. Si qytetar i kësaj Republike e së dyti si egjiptian në Kosovë.