Krasniqi: Kushtrim Sadiku po gjykohet padrejtësisht, deklaratat e tij janë keqinterpretuar

14:56 | 28 Janar 2026
krasniqi:-kushtrim-sadiku-po-gjykohet-padrejtesisht,-deklaratat-e-tij-jane-keqinterpretuar

Dardani Krasniqi ka reaguar ndaj kritikave të fundit që janë bërë në adresë të Kushtrim B. Sadikut, duke i cilësuar ato si të padrejta dhe të bazuara në dyshime e paragjykime.

Ai ka theksuar se Sadiku nuk ka pasur mundësi të depërtojë në Rripin e Gazës, gjë që vetë e ka pranuar publikisht, duke shprehur keqardhje pavarësisht përpjekjeve që ka bërë. Sipas Dardanit, kjo deklaratë është e qartë edhe në pjesë të dokumentarit, ku përmenden viktimat palestineze dhe vuajtjet e tyre.

Dardani u ka bërë thirrje kritikëve që të tregojnë kujdes në gjykime, duke rikujtuar mësimet fetare që ndalojnë përgojimin, dyshimin dhe ofendimin mes besimtarëve. Ai ka cituar ajetin kuranor nga sureja El-Huxhurat (49:11), i cili ndalon talljen dhe ofendimin mes njerëzve.

“Nuk u përgjigjemi të paditurve”, ka përfunduar Dardani, duke kërkuar më shumë maturi dhe drejtësi në vlerësimin e deklaratave publike.

Komento: