Krasniqi: Lehtësimi i lëvizjes së lirë për qytetarët e Bosnjës, se përmirëson pozitën e Kosovës tek arena ndërkombëtare

10:38 | 17 Tetor 2024
krasniqi:-lehtesimi-i-levizjes-se-lire-per-qytetaret-e-bosnjes,-se-permireson-poziten-e-kosoves-tek-arena-nderkombetare


Anëtarja e Komisionit për Integrim Evropian, nga radhët e LDK-së, Rrezarta Krasniqi pret reflektim nga shteti i Bosnjës pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për lehtësimin e lëvizjes së lirë për qytetarët.

“Për qytetarët boshnjak të Republikës së Kosovës është një lajm i mirë dhe presim reflektim edhe nga ana e Bosnjës”, ka thënë Krasniqi.

Tutje, Krasniqi thotë për Front Online se ky vendim nuk përmirëson pozitën e Kosovës tek ndërkombëtarët.

Ajo ka përmendur edhe sanksionimin e vendit nga BE-ja, dhe fajin për të sipas saj, e ka Qeveria.

“Ky vendim nuk është signifikant dhe nuk përmirëson pozitën tonë në arenën ndërkombëtare. Përderisa Shqipëria e hapi kapitullin e parë për anëtarësim në BE, Kosova ende mbetet nën sanksione nga BE dhe kjo për fajin e qeverisë së udhëhequr nga Albin Kurti”, thotë Krasniqi për Front Online.

 

Komento: