Krasniqi: Mbyllja e Klan Kosovës cenon vlerat demokratike të shtetit, diktatura nuk kalon

17:59 | 28 Korrik 2023
krasniqi:-mbyllja-e-klan-kosoves-cenon-vlerat-demokratike-te-shtetit,-diktatura-nuk-kalon

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka reaguar ndaj vendimit të Qeverisë së Kurtit për të mbyllur Klan Kosovën. Krasniqi ka thënë se vendimi është i papranueshëm, i rrezikshëm dhe kundër secilës vlerës demokratike mbi të cilat është ngritur Kosova.

Krasniqi tutje ka shkruar se Qeveria Kurti nag paniku, çdo ditë e më shumë po zhytet në llumin e vendimeve të padinjitetshme dhe me tendenca diktatoriale.

“Kjo Qeveri e ka humbur rrugën! Nga panika, çdo ditë e më shumë po zhytet në llumin e vendimeve ta padinjitetshme dhe me tendenca diktatoriale. Prandaj, sot, jemi të gjithë të bashkuar kundër këtij vendimi autoritar dhe në mbrojtje të lirisë së shprehjes dhe medias së lirë.

Mos e mbyllni Klan Kosovën. Diktatura nuk kalon!”, ka shkruar Krasniqi.

Komento: