Krasniqi me Hamzën në tubim në Mitrovicë: Bedriu lider i veprave, Kryeministri më i mirë që Kosova mund ta ketë

22:08 | 24 October 2024
krasniqi-me-hamzen-ne-tubim-ne-mitrovice:-bedriu-lider-i-veprave,-kryeministri-me-i-mire-qe-kosova-mund-ta-kete

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, bashkë me kandidatin e kësaj partie për kryeministër kanë qenë një një tubim në Mitrovicë, qytet të cilin e udhëheq pikërisht Bedri Hamza.

Krasniqi tha se pjesëmarrja e jashtëzakonshme konfirmon se Bedri Hamza është kryeministri më i mirë që Kosova mund të ketë.

“Ishim sonte në Mitrovicë dhe bashkë me Bedriun do të jemi në çdo cep të Kosovës. E kjo pjesëmarrje e jashtëzakonshme, konfirmon se Bedri Hamza është Kryeministri më i mirë që Kosova mund ta ketë sot. Sepse, më shumë sesa i fjalëve, Bedriu është lider i veprave – i dëshmuar shumë herë në çdo përgjegjësi institucionale që ka mbajtur”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Tutje, Krasniqi ka thënë se “është koha që Kosovën ta kthejmë në drejtimin e duhur”.

Komento: