Krasniqi: Me Szunyog diskutuam për projektet e përbashkëta të BE-së dhe MAPL-së

19:06 | 21 Gusht 2023
krasniqi:-me-szunyog-diskutuam-per-projektet-e-perbashketa-te-be-se-dhe-mapl-se

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka takuar tambasadorin e BE-së në Kosovë, Tomàš Szunyog.

Krasniqi tha se me Szunyog diskutuan për bashkëpunimin në nivelin lokal si dhe për projektet e përbashkëta të BE-së dhe MAPL-së.

“Me ambasadorin e BE-së në Kosovë, Tomàš Szunyog diskutuam për bashkëpunimin në nivelin lokal, projekteve e përbashkëta të BE-së dhe MAPL-së si dhe mbi ecurinë e punës së grupit punues për hartimin e udhëzimit administrativ për caktimin e procedurave për iniciativat e qytetarëve për largimin e Kryetarëve të Komunave”, ka shkruar ai.

Komento: