Gjeneral Xhevahir Geci, njëherit edhe luftëtar i orëve të para të UÇK-së tanimë është bërë pjesë e Partisë Demokratike të Kosovës.
Ai do të kandidojë si deputet nga rradhët e PDK-së.
Kjo është bërë e ditur përmes një video nga deputeti i PDK-së, Memli Krasniqi.
Postimi i plotë:
Një herë në shërbim të atdheut – gjithmonë në shërbim të tij. Luftëtar i orëve të para në UÇK, Gjeneral Brigade në FSK, historian dhe personalitet me vlera të mëdha.
Jam i lumtur dhe krenar që Gjeneral Xhevahir Geci do të bashkëudhëtoj me ne për ta bërë Kosovën ma të mirë.
Mirë se vjen, Gjeneral!
#MaMirë