Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi në kuadër të javës së pavarësisë, ka publikuar një video në Facebook rreth deklaratës së pavarësisë së Kosovës.
Kreu i PDK-së ka thënë se pergamena në të cilën është shkruar Deklarata e Pavarësisë është bërë dhuratë nga Muzeu i Londrës në Angli.
Tutje ai thotë se kjo pergamenë është e vjetër mbi 200 vjet.
“A e dini se pergamena në të cilën është shkruar Deklarata e Pavarësisë është mbi 200 vjet e vjetër. Kjo pergamenë e veçantë i është bërë dhuratë shtetit tonë nga Muzeu i Londrës në Angli”, thotë kreu i PDK-së në videon e publikuar.
Ai tregon se profesori Shyqri Nimani e ka shkruar atë dhe gjithë puna e tij ka zgjatur mbi 16 orë.
“Besoj se të gjithë i keni pa pamjet e artistit tonë të shquar profesor Shyqri Namani, duke shkruar Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës”, thotë Krasniqi.