Krasniqi në Vushtrri: PDK po mobilizohet anembanë Kosovës për të fituar besimin qytetar

16:50 | 30 Dhjetor 2023
krasniqi-ne-vushtrri:-pdk-po-mobilizohet-anembane-kosoves-per-te-fituar-besimin-qytetar

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka bërë të ditur se mbrëmë në Vushtrri është mbajtur takimi përmbyllës me anëtarët e PDK-së.

Krasniqi nga atje tha se PDK po mobilizohet anembanë Kosovës për të fituar besimin qytetar.

“Së bashku me qindra anëtarë të Partisë Demokratike të Kosovës në Vushtrri, mbrëmë mbajtëm takimin përmbyllës të një viti sfidues për shtetin dhe qytetarët”.

“PDK po mobilizohet anembanë Kosovës për të fituar besimin qytetar dhe për ta rikthyer shtetin e Kosovës në binarët e sigurt të zhvillimit dhe integrimit”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Komento: