
Kushtetuta është shkelur nga politikan e institucione të ndryshme që kishin mision zbatimin e saj, thotë Kolë Kransiqi, njohësi i çështjeve Kushtetuese.
Ai deklaron për Front Online se shkeljet janë bërë shpesh për interes publik.
Krasniqi ka përmendur një rast lidhur në kohën e pandemisë kur thotë se është shkelur Kushtetuta.
“Që nga miratimi i këtij akti me te lartë juridik të shtetit e deri me tani, kjo kushtetutë është shkelur nga politikan dhe institucione të ndryshme kosovare qe kishin mision mbrojtjen dhe zbatimin e saj. Nganjëherë këto shkelje janë bërë në interes publik, sikur urdhëresa për vendosjen e karantinës dhe për shqiptim te kundërvajtjeve gjatë kohës së pandemisë Covid-19 qe ishin konstatuar nga Gjykata Kushtetuese si kufizim flagrant i te drejtave dhe lirive te njeriut”, deklaroi Krasniqi.
Ky nuk është rasti i vetëm.
Krasniqi ka cekur edhe dy rastet e shkeljes së Kushtetutës së ministres së Arsimit dhe Drejtësisë.
“Raste te mosrespektimit te kushtetutës nga qeveritaret, sikur rasti i shkeljes se rregullave kushtetuese nga ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci. Sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, kjo ministre kishte ndërhyrë në kompetencat e Komunës së Kamenicës përkitazi me ofrimin e arsimit publik, në kundërshtim me garancitë kushtetuese dhe ligjore. Në mars të 2023-tes, Gjykata Kushtetuese ka konstatuar se ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e ka shkelur Kushtetutën, duke shpallur anti-kushtetues Ligjin për Këshillin Prokurorial”, u shpreh ai për Front Online.
Shkeljet e Kushtetutës së Kosovës nuk kanë munguar as në institucionet e sistemit të drejtësisë.
Krasniqi ka përmendur një rast të përzgjedhjes së kryeprokurorit të shtetit.
“Në Kuvend kishte sjellë vendimin antikushtetues të 30 qershorit 2021, për shkarkimin e pesë anëtarëve të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil. Shkarkimi i 8 anëtareve të bordit të RTK- së ishte konstatuar se është bërë ne kundërshtim me nenin 7 dhe nenin 67 të Kushtetutës. Përveç shkeljeve te tilla nga institucionet vitale te shtetit, Kushtetutën e kanë shkelur edhe institucionet profesionale të sistemit të drejtësisë. Këshilli Prokurorial gjatë përzgjedhjes së Kryeprokurorit të Shtetit, kishte shkelur neni 31 të Kushtetutës lidhur me nenin 6 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut”, thekson Krasniqi.