Krasniqi pas takimit me Osmanin: Betejën e fituar nga policia, ta pasojmë me fitore diplomatike

18:44 | 27 Shtator 2023
krasniqi-pas-takimit-me-osmanin:-betejen-e-fituar-nga-policia,-ta-pasojme-me-fitore-diplomatike

Kryetari i PDK-së, Memli Kransiqi, ka folur pas takimit që pati me presidenten e vendit, Vjosa Osmani, mbi zhvillimet e fundit në veri të Kosovës.

Krasniqi tha se policia dhe institucionet e sigurisë për 24 vjet me radhë e kanë bërë shtetin e Kosovës krenar, e që sipas tij, heroi i fundit, rreshter Afrim Bunjaku, që ra në detyrë është shembulli më i mirë i kësaj sakrifice.

“Nuk ka asnjë dyshim që shteti serb është i përfshirë në sulmin terrorist kundër Kosovës. Edhe për faktin që tashmë është konfirmuar pjesëmarrja dhe drejtimi i sulmit nga Milan Radojiçiqi, edhe për numrin e madh të armatimit të sofistikuar dhe për fatkin që po u thuren lavde terroristëve që sulmuan shtetin tonë, por edhe për faktin që tashëm edhe zyrtarisht kanë shpallur ditë zie në Serbi për këta terroristë”.

“Në situata të tilla si kjo kur është cenuar integriteti territorial i vendit, shtetësia e vendit, në momente si kjo për PDK-në është vetëm një interes mbi të gjitha, ai është interesi nacional”, tha Krasniqi, njofton Klankosova.tv.

Më tej, ai tha se betejën e fituar nga Policia e Kosovës, duhet ta vazhdojë edhe politika e diplomacia, teksa kërkoi nga aleatët e Kosovës që t’i bëjnë më shumë presion Serbisë që t’i dorëzojë terroristët e 24 shtatorit.

“Do të vazhdojmë deri në fund që të japim mbështetjen tonë për institucionet tona. Siç i kemi bërë ftesë, iu bëjë edhe sot ftesë aleatëve tanë që ta rrisin presionin mbi Serbinë, që tash edhe zyrtarisht po dihet që ka qenë sponzoriues i këtij krimi kundër Kosovës që të dorëzojnë terroristët që po i strehojnë që ata të vijnë në Kosovë dhe të marrin dënimet e merituara”.

“Është një moment kur siguria është prioritare, e di që të gjitha institucionet tona po punojnë që të mos ketë përshkallëzim të situatës. Është me rëndësi që të ruhen njerëzit tanë, por për këtë politika duhet ta luaj rolin e vetë dhe këtë betejë të fituar nga policia, vërtetë ta pasojmë edhe me betejat e fituara politike e diplomatike për vendin tonë”, tha ai.

Komento: