Krasniqi pas vde’kjes së komandant Ferrit: Kontributi i tij për lirinë e Kosovës mbetet i paharruar

16:10 | 28 Shtator 2024
krasniqi-pas-vde’kjes-se-komandant-ferrit:-kontributi-i-tij-per-lirine-e-kosoves-mbetet-i-paharruar

Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi shprehur ngushëllime për vdekjen e Gjeneralit të UÇK-së Imri Ilazi.

“Kontributi i madh i Gjeneral Ilazit për lirinë e Kosovës mbetet i paharruar. Si një ushtarak i vendosur dhe një veprimtar i paepur, Imri Ilazi ishte shembull i përkushtimit dhe sakrificës për vendin”, shkroi Krasniqi ndër të tjera.

Postimi i plotë:

Me dhembje të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të personalitetit të shquar, Gjeneralit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e të Forcës së Sigurisë së Kosovës, si dhe kolegut tonë në Partinë Demokratike të Kosovës, Imri Ilazi – Komandant Ferri.

Kontributi i madh i Gjeneral Ilazit për lirinë e Kosovës mbetet i paharruar. Si një ushtarak i vendosur dhe një veprimtar i paepur, Imri Ilazi ishte shembull i përkushtimit dhe sakrificës për vendin.

Në këto momente të vështira, u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Ilazi, miqve dhe bashkëpunëtorëve të shumtë të të ndjerit.

Lamtumirë Gjeneral!

Komento: